Rritja dhe renia e Al Kapone

Lindur në vitin 1899 në Bruklin, Nju Jork nga prindër të varfër emigrantë, Al Kapone u bë gangsteri më i famshëm në historinë Amerikane. Në 1920 gjatë epokёs sё ndalimit të alkolit, veprimtaria multimilionere në Çikago e Al Kapones pёr tregtimin ilegal tё pijeve alkoolike, prostitucionin dhe kumarin, dominoi skenёn e krimit tё organizuar. Kapone ishte pёrgjegjёs pёr shumё akte dhune brutale, kryesisht kundёr gangsterёve tё tjerё. Mё e famshmja prej tyre ishte Masakra e Shёn Valentinit nё 1929, nё tё cilёn ai urdhёroi vrasjen e shtatё rivalёve. Kapone nuk u akuzua kurrё pёr veprat e tij por u dёrgua para drejtёsisё pёr evasion fiskal nё 1931. Pas kryerjes sё gjashtё viteve e gjysmё dёnim, Kapone u lirua. Ai vdiq nё 1947 nё Majemi. Jeta e Kapones tёrhoqi vёmendjen e publikut, dhe personaliteti i tij prej gangsteri ka mbetur i pavdekshёm nё shumё filma e libra tё frymёzuar nga bёmat e tij.

JETA E HERSHME E KAPONES NË NJU JORK

Alfons Kapone (1899 – 1947) lindi nё Bruklin, Nju Jork, djali i emrgrantёve italianё Gabriele dhe Terezina Kapone. Njё familje e varfёr qё erdhi nё Amerikё nё kёrkim tё njё jete mё tё mirё, Kaponet dhe tetё fёmijёt e tyre bёnё njё jetё tipike emigrantёsh nё njё pallat nё Nju Jork. Babai i Kapones ishte berber, ndёrsa e ёma rrobaqepёse. Nuk kishte asgjё nё fёmijёrinё apo familjen e Kapones qё mund tё parashikonte se ai do tё bёhej gangsteri mё famёkeq i Amerikёs.

E dini se?
Kapone fitonte 60 milion dollarë nё vit nga shitja ilegale e alkoolit.
Kapone ishte njё student i mirё nё shkollёn fillore nё Bruklin, por filloi tё kishte rёnie nga mёsimet dhe u detyrua tё pёrsёriste klasёn e gjashtё. Gjatё asaj kohe ai filloi tё luante hokej e tё dilte nёpёr Bruklin. Njё ditё, njё nga mёsuesit e gjuajti pёr sjellje tё pahijshme dhe ai e gjuajti mbrapsht. Drejtori e rrahu dhe ai su kthye mё nё shkollё. Nё kёtё kohё, Kaponet ishin shpёrngulur nga pallati te njё shtёpi mё e mirё nё periferi tё lagjes Park Slope nё Bruklin. Ishte ai vendi ku Kapone do tё njihte gruan e tij tё ardhshme, Meri Kouflin dhe mentorin e tij, mashtruesin dhe dallaveren Xhoni Torrio.

KAPONE TAKON XHONI TORRION

Torrio po kryente njё veprimtari kumari afёr shtёpisё sё Kapones kur Kapone filloi tё kryente punё tё vogla pёr tё. Edhe pse Torrio u largua nga Bruklin drejt Çikagos nё 1909, ata mbetёn tё afёrt. Mё herёt, Kapone i qёndroi punёsimit tё ligjshёm, duke punuar nё njё fabrikё municionesh dhe si prerёs letre. Ai shpenzonte kohё mes bandave tё rrugёve nё Bruklin, por pёrveç gёrvishtjeve rastёsore, aktiviteti i tij me bandite ishte i ulët.

Nё 1917, Torrio e prezantoi Kaponen me gangsterin Greni Jeil, i cili e punёsoi Kaponen si barist e ruajtёs qetёsie tek Harvard Inn nё Ishullin Konej. Atje Kapone fitoi nofkёn e tij ‘Scarface’. Njё natё, ai i bёri njё compliment tё pahijshёm njё femre nё bar. Vёllai i saj e gjuajti Kaponen, e mё pas e preu nё fytyrё, duke lёnё tre shenja qё ishin frymёzimi i nofkёs sё tij.

KAPONE NË ÇIKAGO

Kur Kapone ishte 19 vjeç, u martua me Mar Koflin vetёm disa javё pas lindjes sё fёmijёs sё tyre, Albert Francis. Shefi i tij i mёparshёm e miku Xhoni Torrio ishte kumbari i djalit. Tashmё njё bashkёshort e baba, Kapone donte tё bёnte çka ishte e drejtё pranё familjes sё tij, prandaj ata u shpёrngulёn nё Baltimore ku ai filloi njё punё tё ndershme si llogaritar pёr njё kompani ndёrtimi. Por kur babai i Kapones vdiq si pasojё e njё ataku nё zemёr nё 1920, Torrio e ftoi tё shkonte nё Çikago. Kapone nuk e humbi kёtё mundёsi.

Nё Çikago, Torrio ishte pronari i njё numri biznesesh kumari e prostitucioni, por me aprovimin e Amendamentit 18 nё 1920 i cili ndalonte shitjen e pёrdorimin e alkoolit, Torrio u fokusua nё njё fushё tё re e mё fitimprurёse: shitja e prodhimi ilegal i pijeve alkoolike. Si njё llogaritar e disi kriminel i mёparshёm, Kapone solli njohuritё e tij pёr rrugёt e ekspertizёn e numrave nё operacionet e Torrios. Torrio i njohu kёto aftёsi tё Kapones e shumё shpejt e promovoi duke e bёrё atё partner.

Por ndryshe nga Torrio i cili nuk pёlqente tё binte shumё nё sy, Kapone nisi tё zhvillonte njё reputacion si njё person qё e donte pijen dhe nxiste emocione tek tё tjerёt. Pasi pёrplasi njё taksi tё parkuar teksa i jepte makinёs i dehur, u arrestua pёr herё tё parё. Torrio pёrdori lidhjet e tij nё qeverinё lokale pёr ta nxjerrё jashtё shumё shpejt.

Kapone e pastroi veprimin e tij kur familja i mbёrriti nga Bruklin. Gruaja e djali, bashkё me tё ёmёn, vёllezёrit mё tё vegjёl e motra tё gjithё u shpёrngulёn nё Çikago, dhe Kapone bleu njё shtёpi modeste nё Pjesёn Jugore e cila ishte pёr klasin e mesёm.

Nё 1923, kur Çikago zgjodhi njё kryebashkiak reformist i cili kishte njoftuar se do tё zhdukte korrupsionin nё qytet, Torrio dhe Kapone e ndryshuan bazёn e tyre jashtё kufijve tё qytetit drejt Ciceros periferike. Por zgjedhjet pёr kryebashkiak nё Cicero nё 1924, po kёrcёnonin operacionet e tyre. Pёr tu siguruar se do tё mundeshin ende me biznesin e tyre, Torrio dhe Kapone nisёn disa pёrpjekje frikёsimi ditёn e zgjedhjeve nё 31 Mars, 1924 pёr tu siguruar se do tё zgjidhej kandidati i tyre. Pati edhe tё shtёna e tё vrarё pёr disa votues. Çikago dёrgoi forca policore pёr t’ju pёrgjigjur dhe ata vranё vёllain e Kapones Frankun brutalisht nё rrugё.

REPUTACIONI I KAPONES

Pas njё pёrpjekjeje pёr t’i marrё jetёn nё 1925 nga rivalёt e tij, Torrio vendosi tё largohej nga biznesi e tё kthehej nё Itali, duke ia lёnё tё gjithё operacionin Kapones. Scarface sёrish e injoroi kёshillёn e mentorit tё tij pёr tё mos rёnё shumё nё sy dhe nё vend tё kёsaj e ndryshoi qendrёn e tij nё njё suitё luksoze nё Metropole Hotel nё qendёr tё Çikagos. Nga aty ai filloi tё bёnte njё jetё luksoze e publike, duke shpenzuar para pa kokёçarje, por gjithsesi gjithmonё kesh pёr tё shmangur gjyqet. Gazetat e kohёs vlerёsonin se operacionet e Kapones gjeneronin rreth 100 milion dollarë nё vit.

Shtypi ndiqte me vёmendje çdo lёvizje tё Kapones dhe ai mundi tё fitonte sёrish simpatinё e publikut me personalitetin e tij shumё shoqёror e bujar. Disa e krahasonin me figurёn e Robin Hudit, ose teksa inati me epokёn e Ndalimit rritej, njё disident qё punonte krah popullit. Gjithsesi, nё vitet e mёvonshme, teksa emri i Kapones lidhej gjithmonё e mё shumё me dhunёn brutale, popullariteti i tij u zbeh.

Nё 1926 kur dy nga armiqtё e betuar tё Kapones u shfaqёn nё Cicero, Kapone urdhёroi djemtё e tij t’i vrisnin. Pa dijeninё e Kapones, Uilliam Meksuigin, i njohur si ‘Pёrndjekёsi i Varur’ i cili ishte pёrpjekur ta pёrndiqte pёr njё vrasje tjetёr, ishte me dy burrat e tjerё e tё tre u vranё. I lodhur nga dominimi i bandave tё paligjshme, populli i Çikagos kёrkonte drejtёsi. Policia nuk kishte asnjё provё pёr vrasjet, prandaj nё vend tё kёsaj ata po gёrmonin nё bizneset e Kapones, ku mblodhёn dokumentacione qё do tё pёrdoreshin mё vonё pёr tё ngritur akuza mbi tё pёr evazion fiskal. Pёr t’ju pёrgjigjur kёsaj, Kapone thirri njё ‘Konferencё Paqeje’ mes kriminelёve tё qytetin dhe u arrit njё marrёveshje pёr tё ndaluar dhunёn. Zgjati vetёm dy muaj.

MASAKRA E SHËN VALENTINIT

Nё fillim tё 1929, Kapone dominonte tregtimin ilegal tё alkoolit nё Çikago. Por kishte edhe tё tjerё tё cilёt kёrkonin njё pjesё tё pёrfitimeve nё kёtё biznes, e mes tyre ishte edhe edhe rivali prej kohёsh i Kapones, Moran. Ai kishte tentuar mё parё tё vriste Torrion e Kaponen, e tashmё i ishte qepur figurёs kryesore tё Kapones ‘Machine Gun’ Xhek Mekgurn. Kapone e Mekgurn vendosёn ta vrisnin Moranin. Nё 14 Shkurt, 1929, tё veshur si policё, njerёzit e MekGurn vranё gjakftohtёsisht shtatё nga njerёzit e Moranit nё njё garazh nё Pjesёn Veriore. Nё dijeni tё rrezikut teksa i afrohej garazhit, Moran ia mbathi nga masakra. Edhe pse Kapone po qёndronte nё shtёpinё e tij nё Majemi gjatё kёsaj kohe, publiku dhe media menjёherё fajёsuan atё. Ai tashmё ishte ‘Armiku Publik Numёr Njё’.

KOHA NË BURG

Nё pёrgjigje tё zhurmёs publike pёr Masakrёn e Shёn Valentinit, Presidenti Herbert Huver urdhёroi qeverinё federale tё pёrmirёsonte pёrpjekjet pёr tё kapur Kaponen pёr evasion fiskal. Gjykata Supreme kishte vendosur nё 1927 qё tё ardhurat e fituara nga aktivitetet ilegale janё tё taksueshme, çka i jepte qeverisё njё kauzё tё fortё pёr tё pёrndjekur Kaponen. Nё 5 Qershor, 1931 qeveria e SHBA mё nё fund ngriti akuza drejt Kapones pёr 22 raste evazioni fiskal.

Edhe pse qeveria kishte prova tё forta kundёr tij, Kapone kishte besim se do t’ia hidhte me njё dёnim minimal dhe ofroi tё shpallej i fajshёm nё kёmbim tё njё dёnimi prej dy vitesh e gjysmё. Kur gjyqtari i çёshtjes deklaroi se nuk e miratonte marrёveshjen, Kapone e tёrhoqi deklaratёn e fajshmёrisё e shkoi nё gjyq. Gjatё gjyqit Kapone pёrdori armёn mё tё fortё tё arsenalit tё tij: rryshfetin e frikёsimet. Por nё momentin e fundit, gjyqtari kёrkoi njё juri tёrёsisht tё re. Kapone u shpall fajtor e u dёrgua nё burg pёr 11 vite.

DITËT E FUNDIT

Kapone i kaloi dy vitet e para tё burgimit nё njё burg federal nё Atlanta. Pasi u kap duke i dhёnё rryshfet rojeve, Kapone u dёrgua nё burgun famёkeq tё ishullit Alkatraz nё 1934. I izoluar nga bota e jashtme, ai nuk mundej mё tё pёrdorte influencёn e tij. Pёr mё tepёr filloi tё kishte probleme shёndetёsore. Kapone kishte patur sifiliz nё rininё e tij, e tashmё vuante nga neurosifilizi, qё i shkaktoi probleme mendore. Pas shtatё vitesh e gjysmё nё burg, Kapone u lirua nё 1939 e u dёrgua nё njё spital mendor nё Baltimore ku qёndroi pёr tre vite. Teksa shёndeti i tij pёrkeqёsohej shpejt, Kapone i jetoi ditёt e fundit tё jetёs nё Majemi me gruan e tij. Ai vdiq nga njё arrest kardiak nё 25 Janar, 1947.

Kur Kapone vdiq, njё titull i Nju Jork Times trumbetonte ‘Fundi i njё Ëndrre tё Keqe’. Media e publiku e urrente dhe e donte Kaponen nё tё njёjtёn kohё. Kur ndalimi i alkoolit u kundёrshtua nё 1933, njё pjesё e publikut mendonte se pёrfshirja e Kapones e tё tjerёve nё shitjen e alkoolit ishte justifikuar. Por Kapone ishte njё gangster i pamёshirshёm, pёrgjegjёs pёr vrasjen e urdhёrimin e vrasjes së shumё njerёzve dhe aktet e tij tё dhunёs mbeten nё qendёr tё trashёgimisё sё tij. Imazhi i Kapones si njё vrasёs gjakftohtё e gangster tipik ka jetuar gjatё pёrtej vdekjes sё tij nё librat e filmat tё frymёzuar nga jeta e tij si gangsteri mё famёkeq i historisё Amerikane.