Pompoje jeten seksuale pa marrë parasysh se në cilën fazë të lidhjes je

Këto dije të fituara me mund, mund të përmirësojnë jetën tënde seksuale, pavarësisht fazes së lidhjes.

Jeta është shumë e shkurtër për të bërë seks të keq (edhe pse zgjat pak). Epo mirë, ndonjëherë seksi i keq të ndihmon të kuptosh çfarë nuk të pëlqen e sigurisht pa të nuk do të kishe për çfarë të flisje teksa pi pak gjatë drekës.

Por kur je në një lidhje, seksi duhet të jetë i mirë. Kur është i tillë, bëhet ngjitësi që ju mban ju të dy bashkë. (Dhe kur nuk është, mund të bëhet boshllëku që ju ndan gjithnjë e më shumë derisa një ditë habitesh si përfundove në një lidhje aq të tmerrshme).

Këtu ke 11 gjëra që të gjitha çiftet i dinë që janë të vërteta rreth seksit.

1. Sasia mund të ulet me kalimin e viteve, por cilësia zakonisht rritet.

Urimet e mia nëse jeni çifti që ende vraponi pas njëri tjetrit si lepujt edhe pas shumë viteve në një lidhje. Shkruani një libër si e arrini këtë, shiteni, fitoni miliona, dilni në pension më herët dhe më falenderoni në fund! Por, në përgjithësi do të bëni seks më rrallë sa më shumë të qëndroni bashkë, gjë që nuk përbën problem për sa kohë ende bëni ato që e çmendin partnerin, e pse jo të mësoni gjëra të reja.

2. Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa e drejta e partnerit për të arritur në orgazëm.

Barazia vlen edhe në dhomën e gjumit. Të mendosh se kënaqësia jote është më e rëndësishme mund të sjellë zënka, që është diçka shumë e bukur për çiftet! Shaka. Zënkat e bëjnë lidhjen të shuhet shumë shpejt. Çiftet e lumtura e shohin lumturinë e partnerit si diçka që i bën edhe ata të lumtur, pra është një cikël i mrekullueshëm në përpjekje për t’i dhënë partnerit kënaqësi maksimale.

3. Kompromiset vlejnë në dhomën e gjumit

Gjithçka ka të bëjë me ato gjërat që personi tjetër do patjetër t’i bëjë por ti nuk i ke shumë qejf. Sigurisht kjo nuk do të thotë të kalosh limitet e asaj çka ti mund të tolerosh. Nëse e di se nuk do të bësh kurrë seks anal por partneri është i fiksuar me të, duhet thjesht të pranojë realitetin. Gjithsesi nëse ka diçka që personit tjetër i pëlqen shumë, por nuk është e preferuara jote, lejoja ndonjëherë. Duhet të bëjë të njëjtën gjë për ty.

4. Jeta jote seksuale do të fishket si një kumbull, fruti më pak seksi që njihet, kjo nëse nuk eksperimenton pak.

Jeta është bërë më e gjatë se kurrë. Kjo është diçka shumë e mirë, derisa flitet për monogaminë. Është shumë më e vështirë të jesh i interesuar për dikë edhe pas dekadash bashkë. Ai është pikërisht momenti ku gjërat e reja mund të jenë të duhurat në dhomën e gjumit. Meqë ra fjala…

5. Dyqanet e seksit mund të jenë shumë të dobishme

Akoma më mirë: Dyqanet e seksit mund të jenë oaze kënaqësie për çiftet që duan të vazhdojnë të kenë një jetë seksuale të paparë. Duke kontrolluar nëpër produkte mund të të vijnë ide të bukura si mund t’i bësh gjërat pak më interesane, si për shembull një vibrator që mund ta përdorësh pa duar gjatë seksit.

6. Ka destinacione të tjera përtej Qytetit të Orgazmës

Edhe pse orgazma konsiderohet si themeli kryesor i seksit, fokusimi i tepërt në të mund t’i bëjë gjërat të mërzitshme. Së pari, është e thjeshtë të biesh në monotoni pasi tashmë e di çfarë e bën partnerin të arrijë në orgazëm. Ndryshe nga matematika, këtu duhet të largohesh nga formula edhe pse e di që funksionon. Për më tepër, nëse fokusohesh kaq shumë tek orgazma, mund të humbasësh arsye të tjera pse bën seks, si për shembull orgazmat emocionale sepse jeni shumë të afërt.

7. Nëse e merr shumë seriozisht, do të humbasësh seksin e paparë.

Ka kaq shumë gjëra që mund të shkojnë keq gjatë seksit, por mënyra se si reagon rreth tyre mund t’Iibëjë përsëri argëtuese. E kam fjalën që nuk është e nevojshme të reagosh sikur po sheh një fantazëm thjesht prej një zhurme të çuditshme, mund edhe të qeshësh prej kësaj dhe gjithçka do të jetë në rregull.

8. Përdorimi i seksit si një armë në lidhjen tënde nuk është në rregull

Seksi nuk është mjet shkëmbimi apo një mënyrë për të kontrolluar dike (përveç BDSM, por kjo është temë tjetër). Padyshim që nuk do të bësh seks kur je i acaruar me partnerin, por nëse nuk e bën thjesht për të vërtetuar apo fituar diçka, dhe jo për të zgjidhur një problem, do të kthehet në një minë me sahat për lidhjen tënde.

9. Gjërat mondane mund të jenë shumë tërheqëse

Të qenurit në një lidhje për një kohë të gjatë do të thotë se do të keni shumë ditë normale bashkë. Por çiftet e lumtura dine si të shohin kënaqësinë seksuale që mund të ofrojnë edhe ato momente. Si për shembull, partneri pastron kuzhinën sepse ti urren ta bësh, ndalo pak për të vlerësuar atë çka po bën, po përpiqet të të bëjë të lumtur, që është veprimi më seksi që ekziston.

10. Për shumë persona, eksitimi është një djegie e ngadaltë më shumë se sa një buton i shpejtë.

Një mikja ime kishte një problem të madh me seksin: I dashuri i saj shuante çdo mister rreth çështjes duke thënë thjesht “Pra, do bëjmë seks?” Kjo nuk është paralojë, çka ishte pikërish çfarë mikja ime kishte nevojë që të vinte në qejf. Sapo i dashuri e kuptoi se paraloja ishte e nevojshme, seksi midis tyre dhe lidhja u përmirësua shumë. Thjesht sepse keni bërë seks mijëra herë, nuk do të thotë se nuk është më diçka e veçantë.

11. Mungesa të bën ta dëshirosh më shumë.

Lejojeni njëri tjetrin t’ju marrë malli. Të qenurit gjithë kohën ngjitur, nuk është gjithmonë gjë e mirë për marrëdhënien, sado e gabuar tingëllojë. Kur kaloni pak kohë të ndarë, arrini një nivel pavarësie që është a) shumë tërheqëse dhe b) një mënyrë për ju të dy që t’i dukeni si një person i ri njëri tjetrit, është gjithmonë shumë seksi kur zbulon gjëra të reja për personin tjetër. Të bën të mendosh për sytë e bukur që ka për shembull, dhe papritur rrobat e tua zhduken. Është një mënyrë me të cilën fiton gjithmonë.