Lista e gjatë e të qënit një gentleman

Ska pse të cuditemi, të gjithë e dimë që jetojmë në një shoqëri të obsesionuar nga smartphone-et. Dhe me rritjen e numrit të aplikacioneve për të krijuar njohje të reja që po mbizoterojnë sa vjen dhe më shumë, të gjithe burra e gra kemi të njëjtën pyetje (por vecanerisht gratë), “ku kanë përfunduar xhentëllmanët?” duke pasur parasysh dhe emrin e këtij blogu, më duhet seriozisht të merrem me veten time për të qënë një zoteri.

Para të gjithash, cfarë do të thotë xhentëllmen (ose shqip zotëri)?

gent · le · man

jen (t) lmən /emër (një mashkull kavalier, i sjellshëm ose i ndershëm.)

“Ai u soll si një zotëri i përsosur”

Ka shumë perplasje idesh në atë që bën të quhesh një xhentellman. Para një shekulli do të thonin se e percakton mënyra se si vishesh dhe si qendron, të tjerë mendonin se ka të bëjë me kavalierin pra p.sh hapja e derës së një gruaje apo mbajtja e një pakoje të saj. Sot përfundimisht është shumë më shumë se kaq!

Të jesh një zotëri i kohës së sotme ose sic mund të themi ndryshe modern, nuk ka të bëjë vetem me menyren se si vishesh, dhe as më me përshtypjen që i lë një vajze qe je duke dalë. Ka të bëjë me dhembshurinë dhe trajtimin e të tjerve me respekt, për disa gjëra të vogla që mund të duken të parëndesishme por që ja bëjnë jeten më të lehte njerëzve prane jush.

Të jesh një gentleman modern, ka të bëjë me menyrën se si kontribuon pozitivisht në shoqeri!

Një gentleman i kohëve të sotme është një person që ka një etje të madhe për dituri, njohuri dhe edukim, por etje akoma më tëe madhe për tëe krijuar dhe për të shpërndarë gjerat që ka mësuar në kontribuimin e një të mire më të madhe. Tani lexoni listën e të qënit një gentleman modern.

  1. Thoni “ju lutem” dhe “faleminderit”, lehtë dhe shpesh
  2. Shkruajini me dore shënimet për falenderim ( jo vetëm në mënyre elektronike)
  3. Gjithmonë hap dhe mbaj dyert për të tjerët
  4. Gjithmonë paguani kur dilni në takimet e para, edhe pse zonja mund të insistoje për ndarjen e faturës
  5. Kur jeni në takim mbajeni celularin të fikur ose në xhep, keshtu do t’i jepni më tepër rëndësi bisedës dhe vëmendjen e duhur vajzës që keni në takim
  6. Këshillo në mënyre të përshtatshme dhe në lidhje me rrethanat (mos flisni kodra mbas bregut dmth)
  7. Kur të flisni, aq sa flisni me mend në kokë; por duhet te dini dhe kur duhet të heshtni
  8. Jepni edhe informacion ekstra kur e dini që keni njohuri për një cështje të caktuar
  9. Jepni gjithcka që dini, kur duhet mendimi juaj
  10. Kur jeni në dyshim, jepni më shumë
  11. Pyesni të tjerët nësë i duhet ndihma juaj, edhe pa marrë shpërblim për këtë
  12. Ofrohu për të ndihmuar një koleg nëse e shikon që ai gjithmonë është i fundit me detyrat, apo ikën i fundit nga puna
  13. Çohuni nga karrigia dhe lirojini vendin një gruaje apo një të moshuari
  14. Jepini kurajo një njeriu që e shihni se ka nevojë per të
  15. Gjithmonë e dini se cila është gjëja e duhur për tu bërë. Nëse nuk e dini? Gjejeni pa pyetur dhe bëjëni!
  16. Ndihmoni dikë duke i dhënë një dorë, por jo duke e shtrënguar dhe ta vini në siklet
  17. Flisni qartë dhe me besim
  18. Kini besim në aftesitë tuaja dhe atë që keni për të ofruar
  19. E dini kur duhet të kundërpergjigjeni
  20. Pranoje kur e ke gabim
  21. Mos perçmoni besimet e të tjerve
  22. Mos nisni kurrë një sherr
  23. Jini i përpiktë
  24. Silluni dhe jetoni me thjeshtësi, aq sa te jete e mundur
  25. Cohuni ne këmbë kur i jepni dorën një njeriu
  26. Bëni komplimente sinqerisht dhe shpesh
  27. Dëgjoni me vëmendje kur ju drejtohen juve
  28. Trego iniciative për gjërat e reja
  29. Kushtoji vëmendje detajeve
  30. Edhe devijoni ndonjëherë nga gjërat që keni bindje, që t’i bëni të tjerët të ndihen më rehat
  31. Mos u betoni për cdo gjë
  32. Kini respekt për të tjerët dhe gjërat e tyre
  33. Bëni më të mirën për të mos gjykuar të tjerët
  34. Inkurajoni të tjerët
  35. Përqafo ndryshimin
  36. Përgjigjuni dhe mbani përgjegjësitë tuaja
  37. Siguroni familjen tuaj (si finaciarisht, edhe moralisht)
  38. Çohu nga gjumi, vishu dhe duku aty ku kanë nevoje per ty
  39. Jepni më shumë vlerë në praktik, sesa merr në para
  40. Ndihmoni një të huaj që mund t’i ketë ngecur makina diku
  41. Buzëqesh më shumë
  42. Mësoni te lidhni kravaten
  43. Futu në Google për çdo gjë para se të pyesni të tjerët (mos dukeni idiot)
  44. Mësoni si të dilni nga një bisede me edukatë
  45. Mbaje fjalën që jep
  46. Mundohu ta bësh jetën me të lehtë për veten, familjen dhe ata që të rrethojnë
  47. Mbani facoleta në xhep se nuk i dihet
  48. Flisni dhe ngrini zërin për ata që nuk munden
  49. Ji i besueshem
  50. Ji fisnik
  51. Perpiquni të jeni mendjehapur
  52. Vishuni sipas rastit

Si perfundim asnje smund te jete gentleman 100% te kohes, por duhet të përpiqeni!