A ka ndonjë gjë të keqe nëse nuk të pëlqejnë sportet?

Para se të vazhdoj më tej me këtë artikull, dua të them se sigurisht që nuk është problem. Burrëria nuk shoqërohet me një listë të gjërave që duhet të pëlqesh ose jo.

Gjithsesi, për një arsye apo një tjetër, ka gjithmonë një lloj presioni për djemtë që t’ju nënshtrohen këtyre stereotipeve gjinore.
Kërkimet kanë zbuluar se djemtë i janë drejtuar Google duke kërkuar me shprehje të tilla si ‘a është në rregull që djemtë…’ të ndihen, sillen apo duken në një mënyrë të caktuar. Në fakt, nëse e shkruan atë shprehje në këtë motor kërkimi, të shfaqen pyetjet më të shpeshta. A është në rregull që djemtë të qajnë, të veshin xhinse të ngushta apo të jenë infermierë? Lista është vërtet e gjatë dhe përgjigjja për të gjitha ato është po. Djemtë mund të bëjnë çfarë të duan.

Mund të tingëllojë e çuditshme, por 42% e meshkujve të moshës 18-45 vjeç kanë konsideruar vetëvrasjen dhe 41% prej tyre nuk mundeshin të flisnin për ndjenjat që kishin. Kjo është diçka që duhet ta adresojmë dhe urgjentisht, i gjithë karakteri i meshkujve që nuk mund të flasin për ndjenjat e tyre duhet të mbarojë. Në fund të fundit, është krejtësisht normale të kesh shqetësime e ndjenja.

Por teksa sporti konsiderohet si një nga arritjet më burrërore, është në rregull nëse djemve nuk i pëlqen? Çfarë tregon për ty nëse nuk të pëlqen të paktën një sport? Dhe për më tepër, çfarë tregon për ty nëse të pëlqen sporti i ‘gabuar’? Kur djemtë në Shqipëri flasin për sportin e kanë fjalën për futbollin ose basketbollin, sportet më ‘burrërore’. Në fakt duket se ekziston një ‘sistem meshkujsh’ në varësi të llojit të sportit që të pëlqen (nëse të pëlqen ndonjë). Është shpesh një mënyrë për të nisur bisedën me djem të tjerë që nuk i njeh. Je me të kuqtë apo blutë, ndjekës i futbollit apo basketbollit? Po nëse përgjigjja nuk është asnjë nga të mësipërmet?

Të bën kjo gej? Aspak. Je gej nëse të pëlqejnë meshkujt. Ka shumë meshkuj gej të cilëve u pëlqen shumë të luajnë e të ndjekin sportet, ashtu siç ka shumë meshkuj të cilëve nuk u pëlqen. Një hobi përcakton seksualitetin tend po aq sa gjininë.

Po nëse të pëlqen t’i ndjekësh sportet por jo të luash? Ose të pëlqen të luash por nuk je i mire në të? Epo as kjo nuk ka aspak rëndësi. E vërteta qëndron te fakti që jo të gjithë jemi krijuar për të qenë veçanërisht atletikë, disa shkëlqejnë në fusha të tjera dhe të tjerë pëlqejnë të luajnë edhe pse nuk janë më të mirët.

Mos humb kohë nga jeta jote duke pëlqyer gjëra thjesht për tu përshtatur me të tjerët apo të shqetësohesh për gjëra të cilat nuk të interesojnë. Përfito sa më shumë nga koha jote dhe bëj gjëra që vërtet të pëlqejnë. Stereotipet gjithmonë kërkojnë shumë kohë për tu thyer, por duke folur për këto gjëra jemi në hapat e pare për ta bërë këtë.

Lynx, marka numër një e përkujdesjes për meshkujt ka publikuar hashtagun #isitokforguys një fushatë kërkimi të sponsorizuar nga Google që zbulon se si djemtë fshihen pas ekranit për t’ju shmangur pyetjeve të cilave nuk mund t’ju përgjigjen me zë të lartë. Kërkimi tregoi se 65% e atyre që u përgjigjën u është thënë se një ‘mashkull i vërtetë’ duhet të sillet në një mënyrë të caktuar. 66% mendojnë se shoqëria pret që ata të sillen si të forte edhe nëse ndihen të frikësuar. Dhe 56% ndiejnë se pritet që ata të zgjidhin të gjitha problemet pa kërkuar asnjë ndihmë.

Kërko dhe gjykoje vetë…