JU DUHET MAKINË? 3 KËSHILLA PËR BLERJEN E NJË MAKINE TË PËRDORUR

1:Nxirrni buxhetin tuaj mujor
Kërkoni një makinë që ju mund ta përballoni. Shikoni sa litra për kilometër harxhonte ajo si makinë kur ishte e re dhe shtoni 2/3 litra me shumë. Konsideroni edhe tarifat e sigurimit vjetor, taksat, gomat dhe mirëmbajtjen.

2 :Kërkoni, Lexoni, Gjeni
Kërkoni makinën që ju përshtatet. Lexoni në internet përshtypje te njërzëve qe e kan patur atë makinë si dhe difekte të njohura për atë makinë. Gjejeni duke parë faqe për shitblerje makinash si fillim, çdo tregtar serioz ashtu si dhe individ e ka reklamuar online.

3:Test Drive
Pasi të keni gjetur një makinë që ju intereson duhet të veproni kështu:

Testoheni mjetin duke shtuar shpejtesinë dhe duke frenuar, Nëse degjoni zhurma te çuditshme, dridhje në timon ose merr për majtas/djathtas atëhere diçka nuk shkon. Sigurohuni që ta nxirrni makinën dhe në autostradë për të parë sjelljen e makinës në shpejtësi të lartë.
Kontrolloni historinë e shërbimit të makinës për të parë nëse makina është ruajtur rregullisht dhe nëse libri i shërbimeve është vulosur nga një servis i autorizuar.
Kontrolloni kilometrazhin e automjetit.
Kontrolloni që makina nuk është e vjedhur duke kontrolluar nëse e ka të gjithë dokumentacionin të plotë