14 rregullat themelore për të veshur një kostum

Kostumet janë për gratë, e njëjta gjë që janë të brëndshmet e grave për burrat! Ose mua ma kanë thënë gabim. Kështu që është shumë e rëndësishme që kur të vishni një kostum ta bëni këtë gjë në mënyrën e duhur. Do të ishte tepër e gabuar në qoftë se thyeni ndonjë nga këto rregulla.

Ju ka ndodhur ndonjëherë të shihni ndonjë djalë në rrugë të veshur me kostum, ai kostum që e bën të duket qesharak dhe ju nuk e kuptoni pse? Eshtë ndoshta sepse ai ka thyer ndonjë nga këto rregulla. Pra për çdo dasma, gëzime, hidhërime, diplomime etj. përpiquni t’i përmbaheni këtyre 14 rregullave dhe ju siguroj që do jeni ju ai që do të bjerë më shumë në sy.

  1. Kurrë mos mbërtheni kopsën apo butonin e fundit të një xhakete.

Mos e bëj këtë gjë kurrën e kurrës. Ky është gabimi më i zakonshëm që bëjnë djemtë kur mbajnë një kostum, dhe kjo gjithashtu është gjëja më e keqe. Edhe po pati dy ose vetëm tre butona edhe po të jenë të dyfishta, thjesht mos e bëni! Xhaketa është përshtatur vetëm për të mbyllur butonin e mesëm, kështuqë është butoni i vetëm që duhet të mbyllni. Injorojeni butonin e poshtëm, është aty vetëm për stil. Dhe kur uleni zbërtheni xhaketën, po nuk e bëtë do t’i prishni formën.

  1. Mbërtheni gjithmonë butonin e sipërm të këmishës suaj.

Ndryshe nga xhaketa, ju duhet të përdorni të gjithë butonat e një këmishe. Dhe, në qoftë se rrezikoni të mbyteni, atëherë mos e vishni por blini një këmishë të re.

  1. Llërët e këmishës nuk duhet t’i kalojnë duart tuaja

Llërët e këmishës duhet të jenë aq të ngushta sa ato të pushojnë vetëm tek kyçet e duarve tuaja. Dhe nqs janë të gjera atëherë për këtë gjë janë bërë kopsat. Nuk rrinë mirë as me kopsa? Për këtë gjë sërish janë bërë kapset të cilat blihen veç këmishës.

  1. Xhaketa juaj duhet të përshtatet me trupin tuaj.

Kjo mund të duket e parëndësishme për tu thënë, po përsëri shumë njerëz gabojnë. Supet e kostumit duhet të jenë njësoj me shpatullat, nuk duhet të ketë hapësirë midis jakës së xhaketës dhe jakës së këmishës dhe veçanërisht mënga e xhaketës duhet të jetë rreth dy centimetra më e shkurtër se mënga e këmishës. Nqs ndonjë gjë tjetër është me shumë se kto që ju thamë, atëherë xhaketa është e madhe. Por kujdes anën tjetër, se mund të jetë e ngushtë nqs butoni afër gjoksit ju mbyllet me sforcim.

  1. Pantallonat duhet tju rrinë fiks

Pantallonat duhet të jenë deri te këpucët. Nëse janë më të gjata do dukeshin të fryra dhe të varura, dhe nëse janë më të shkurtra do tju dukeshin çorapet. Në të dyja rastet do të dukeshit skandal!

  1. Rripi i pantallonave duhet të kombinohet me këpucët

Shumica, përfshirë këtu dhe veten time veshin zakonisht rrip ngjyrë kafe, gjë që e bën kostumin të duket më i çelët sesa po të vishnin një rrip të zi. Dhe kjo do dukej perfekte po të ishin dhe këpucët ngjyrë kafe. Ngjyra e këpucve duhet të jetë gjithmonë njësoj me ngjyrën e rripit. Dhe po të mbani një orë me rrip lëkure, kjo gjithashtu duhet të kombinojë me rripin dhe këpucët.

  1. Këpucët tuaja duhet të plotësojnë ngjyrën e veshjes

Ka një sasi të caktuar të përzierjes dhe përputhjes që mund të bëhet me këtë, por kombinime të caktuara nuk duhet të bashkohen. Për shembull, këpucët ngjyrë kafe nuk duhet të vishen me kostum të zi, dhe këpucët e zeza nuk duhet të vishen me kostum ngjyrë kafe.

  1. Çorapet duhet gjithmonë të mbulojnë këmbët

Ju bëni gjithë përpjekjet e mësipërme dhe sërish dukeni si mos më keq, pasi sa uleni, pantallonat mblidhen lart e ju del një përzjerie qimesh, çorapesh e pantallonash. Sigurohuni që çorapet të jenë mjaftueshëm të gjata. Dhe nëse doni që këmbët tju duken të gjata vishini ato me të njëjtën ngjyrë si pantallonat. Ska rëndësi sa të gjata janë, nëse janë të gjata mjaftueshëm jeni në rregull.

  1. Kravata duhet të jetë deri tek rripi ose pak para rripit

Ky është një rast gabimi tipik sepse është shumë e vështirë të gjykohet se ku duhet lidhur nyja, por ja vlen ta bëni. Minimalisht ju nuk duhet të keni mundësi të shihni asnjë nga kopsat e këmishës kur varni një kravatë. Dhe më e rëndësishmja, kravata nuk duhet të varet poshtë rripit kur qëndroni në këmbë.

  1. Jeleku duhet të përfundojnë aty ku fillon rripi i pantallonave

Ky rregull është vetëm nqs keni një kostum tre pjesësh, por është e rëndësishme ta dini. Nëse keni një kostum të tillë, padyshim ju do jeni një nga meshkujt më seksi në dhomë dhe çelsi i kësaj është të siguroheni që jeleku i kostumit të jetë i mbërthyer në bel dhe të përfundojë aty ku fillon rripi. Dhe pash zotin mos e lidhni kravatën nga poshtë jelekut se do fëlliqeni.

  1. Nyeja e kravatës duhet të ketë një madhësi të arsyeshme

Nyjet e mëdha ndodhin zakonisht kur kravata është e shkurter, por mos beni asnjërën nga këto gjithsesi. Ka burra që e kanë zakon këtë, dhe është budallallëku më i madh. Nyjet “Windsor” gjithmonë duken klasike, por ato mund të jenë shumë të vështira për t’u lidhur, prandaj një nyje “Pratt” është një alternativë shumë e mirë. Ajo përfundon është pothuajse njësoj, ndërkohë që është shumë më e lehtë për t’u lidhur.

  1. Kravata gjithmonë duhet të jetë më e errët se ngjyra e këmishës

Rregulli i fundit për kravatën por jo i domosdoshëm, pasi është më shumë një çështje shije, por në përgjithësi, një kravatë e errët do të duket shumë më e mprehtë se ajo që është ngjyrë më e lehtë sesa ngjyra e kostumit tuaj .

  1. Pritini fijet e xhepave që në momentin kur e blini kostumin

Kur blini një kostum të ri, ai patjetër ka xhepa të qepur. Pra xhepat e jashtëm janë të mbyllur. Kjo gjë bëhet për të ruajtur formën e xhaketës kur shumë njerëz e provojnë. Kështuqë nqs e vendosni që do ta merrni, gjëja e parë që duhet të bëni është t’i prisni fijet tek xhepat. Po nuk i pretë xhaketa do tju varet kur jeni në ecje e sipër dhe do të dukeshit çuditshëm.

  1. Në qoftë se mbani tiranda , mos vendosni rrip

Eshtë e thjeshtë, ideja e lidhjes qoftë e rripit, qoftë e tirandave, është që tju mbajë pantallonat që mos ju bien. Kështu që duhet të vendosni ose njërën ose tjetrën. Do ishte njësoj si të rrinit poshtë një strehe kur bie shi me çadrën hapur. Do dukej thjesht e çuditshme.