10 Mënyra për t’i bërë përshtypje plakut të të dashurës

Pra, munde të rezervosh një tavolinë në restorantin më të mire në qytet, një buqetë me zambakë sapo i janë dërguar në zyrë dhe një shishe verë e vjetër tepër e rrallë pret në kuzhinën tënde. Dhe nëse planet e sotme për takimin dalin me sukses, shumë takime të tjera do të pasojnë në të ardhmen. Por çfarë ndodh pas kësaj?

Në mënyrë të pashmangshme, teksa lidhja fillon të zhvillohet, ngadalë do të prezantohesh me familjen e miqtë, dhe për meshkujt pak takime do të jenë aq nervoze sa takimi me babain, mashkulli kryesor në jetën e saj. Për të të ndihmuar të perfeksionosh sharmin tënd prindëror, këtu janë dhjetë këshilla për të të garantuar sukses teksa përpiqesh t’i bësh përshtypje.

1. Vendos tonin

Sekondat e para të takimit me babanë e saj do të të jenë ose një nisje e mbarë ose ai do të dyshojë mbi aftësitë e tua. Prandaj, fillo me shtrëngimin e duhur të duarve (i vendosur, por jo shumë fort) dhe shikoje tërësisht në sy. Ke vetëm një shans për përshtypjen e parë, bëje me vlerë.

2. Rivlerëso garderobën tënde

Veshja jote mund të tërheqë shumë vëmendje në rrugët e qytetit, dhe mjekra jote e parruar padyshim do të dukej mire në bllok, por a do të mjaftonte për t’i fituar zemrën vjehrrit e vjehrrës tënde të mundshme? Braktisi trendet e sigurohu të rruhesh (ose të paktën ta shkurtosh), e të vishesh në mënyrën e duhur – një palë pantallona të thjeshta, një këmishë, një xhaketë e një pale këpucë të pastra ndoshta nuk bien shumë në sy, por do të të japin padyshim një hije finese.

3. Eja me dhurata

Nëse po shkon në shtëpinë e prindërve të saj, dhe do vërtet t’ju bësh përshtypje, atëherë përpiqu të mos sjellësh dhuratat tipike. Në vend të kësaj, bëhu personal e zbulo verën, uiskin apo ëmbëlsirën e tij të preferuar (praktikisht, gjithçka që shkon me darkën është një ide e mire). Një dhuratë e menduar mire do të ketë një ndikim më të mire sesa shishja e zakonshme e rakisë.

4. Bëj kërkimet e tua

Zbulo çfarë i pëlqen e çfarë jo, cilat sporte ndjek, ekipin e zemrës e hobi të tjera që ka qejf. Edhe nëse nuk të intereson si e kalon kohën, me këto njohuri në xhep do të kesh mundësi të bisedosh për çdo lloj teme bisede që hapet, të shmangësh heshtjet e sikletshme e të shpresojmë se do të mundesh që shfaqësh një imazh miqësor të vetes tënde.

5. Njih limitet e tua

Nuk ka rëndësi për sa kohë ke qenë me gjysmën tënde, në asnjë rast mos e kalo kufirin kur flitet për atë që ai mendon se është më e mire për të bijën. Kur të martoheni? Po. Më pare? Kafsho buzën e qëndro larg. Për të njëjtën arsye, mos u përziej në tema të ndjeshme si politika, nuk ka asgjë që e prish më shumë atmosferën sesa një diskutim mbi PD-PS.

6. Tregohu sharmant

Sharmi do të të sjellë gjërat më të mira në jetë, prandaj bëji komplimente për shtëpinë, zgjedhjen e verës e çka është më e rëndësishme, për vajzën e tij.

7. Por mos u bëj ai që përpiqet shumë

Mos e tepro, nuk ka asgjë që të prish humorin më shumë sesa një sharm i ekzagjeruar apo një fjali e pavend.

8. Detoks digjital

Epo të paktën kur jeni të mbledhur bashkë. Të kontrollosh celularin është e pasjellshme në çdo situate sociale normale, përse nuk do të vlente në këtë rast? Tek e fundit, babai i saj i përket kohës para telefonave smart, prandaj teksa ti kontrollon telefonin do të mendojë se je i pafytyrë e i papjekur.

9. Mëso të gënjesh… pak a shumë

Mbaj mend se ashtu si në një intervistë pune, po përpiqesh të tregosh më të mirën nga vetja, prandaj trego pikat e tua të forta për t’i dhënë pak pozitivitet disa të vërtetave. Do të flasësh për udhëtimin tënd në Ibiza kur shpenzove një javë me drogë dhe kurva? Përse nuk provon këtë: “Pas disa vitesh në qytet, ndjeva se kisha nevojë të fitoja pak perspektive në jetë, prandaj mora pak kohë për të mësuar se si jetojnë kulturat e tjera.”

10. Kontrolloje shfaqjen e afeksionit

Në fund, edhe pse mund të jesh aq me fat sa të jesh në fazën “thjesht nuk mund t’i mbajmë duart larg njëri-tjetrit”, provo t’i japësh prioritet nevojave parësore. Askush nuk ka qejf të shohë skena të papërshtatshme në tavolinën e ngrënies, aq më pak dikush që ka rritur të dashurën tënde.