10 Këshilla etike nga jeta reale për meshkujt, nga një femër

Kur flitet për etikën, ne sugjerojmë që të fillosh me hapa të vogla për t’u ngjitur më pas shumë lart! Këtu janë 10 rregullat tona të etikës nga jeta reale. Edhe pse përpiqemi t’i theksojmë shumë për meshkujt, vlejnë edhe për femrat. Etika nuk njeh gjini.

10. Laj duart
Është shokuese, vërtet shokuese për ne që ende ka meshkuj (edhe femra, ju e dini kush jeni) që nuk i lajnë duart pasi përdorin tualetin. Është vërtet e mundur që jeni me aq nxitim, jeni të frikësuar nga uji e sapuni apo shpërqëndroheni aq lehtë? Bëjeni larjen e duarve pjesë të rutinës suaj. Është qejf, dhe të jep më shumë kohë të shohësh portretin tënd tërheqës në pasqyrë. Për më tepër, dyert janë të holla dhe mund ta dëgjojmë nëse nuk i ke larë duart e gjithmonë do të na ngacmojë kjo në mendje teksa na kërkon të dalim për darkë.

9. Përshëndet
Ose të paktën bëj një lëvizje sado të vogël të kokës kur kalon një person që e njeh apo dikur ke pasur aksidentalisht një lidhje, qofsh në trotuar, në palestër, në zyrë apo në një qendër tregtare. E kuptojmë që mund të jetë e sikletshme – çfarë dreqin po bën në një qendër tregtare? – por është një nga momentet ku thjesht duhet të marrësh situatën nën kontroll e të bësh gjënë e duhur. Hijeshia është t’i bësh të tjerët të ndihen rehat, e më pas të shkosh në shtëpi, të hash e të pish të gjithë shishen e verës (ose çfarëdo që pi, mos harro të riciklosh!) derisa të fikesh.

8. Sjelljet në tavolinë
Përdor një pecetë kur ha, përtypu me gojën e mbullur dhe mos porosit kurrë karavidhe në takimin e pare. (Nëse dikush me të cilin ke dale i porosit në takimin e pare, kërko leje e shko në tualet, laj duart dhe dil nga dritarja sa më shpejt të mundesh). Sapo shmange një zone të minuar me atë, dhe gjithsesi, disa gjëra janë më të rëndësishme sesa etika!

7. Sjelljet gjatë transportit
Përpiqu t’i mbash këmbët disi të bashkuara kur je në autobuz. Mos u fut mes njerëzve kur ata janë ende duke dale. Shmange borinë sa më shumë nëse po nget një makinë. Nëse dikush të kërkon ta dërgosh diku dhe jeton larg thuaji SIGURISHT QË JO dhe ik me shpejtësi, më pas ndihu keq, kthehu sërish, merre dhe çoje në shtëpi.

6. Sa i përket tualetit
Sigurisht që kjo ankesë legjendare mes femrave do të ishte në listë, por ne sugjerojmë një marrëveshje. Lëre kapakun atje ku e pe në fillim. Nëse ishte poshtë, vendose pasi ta përdorësh. (Më pas laj duart!) Nëse ishte lart, lëre ashtu. Ndoshta macja di ta përdori ashtu, ku I dihet? Nëse nuk ka tualet, ik menjëherë (por sërish laj duart më pare). Nëse ulet vetë, shikoje për sa kohë të mundesh, shkarkoje dhe më pas dil nga tualeti si një mashkull i krenar. Kjo quhet ndërgjegje dhe do të të japi shumë pike.

5. Mirësjellja e përgjitshme
Nëse po shkon në bar për një pije, pyet personin që të shoqëron nëse dëshiron diçka. Ndoshta do të ta kthejnë nderin, por edhe pse shpreson ta bëjë, nuk lejohet ta përmendësh pas 10 pijeve kur nuk ke më para e të duhet të lash pjatat për të paguar faturën. Mbaj derën hapur për të tjerët, sepse do të ishte e këndshme nëse dikush do e bënte për ty. Nuk ka nevojë të pyesësh në fillim, nëse dikush nevrikoset me ty për këtë arsye, thjesht lëre derën e mos i fol më!

4. Përgjigju me mirësjellje
Nëse merr një telefonatë, ktheja telefonatën këtij personi. Sillu në mënyrë të ngjashme për një mesazh, mesazh në Facebook apo Instagram ose një të thirrur në dritare. Të telefonosh dike që thjesht të ka shtuar tek miqtë në Facebook mund të jetë bezdisëse, e askush nuk e do këtë. Duke thënë këtë, ka momente kur një telefonatë është e nevojshme dhe ka momente që edhe nëse po zhdukesh nga faqja e dheut nuk është aq e rëndësishme. Përdor gjykimin tënd, dhe kur dështon, thjesht zhduku ose dil në Skype.

3. Gjëra higjiene
Laj trupin dhe dhëmbët rregullisht. Nëse ke qime të ashpra dhe të dëmtohet lëkura nga depilimi, kërko falje e thjesht bëje. Prit thonjtë e duarve dhe këmbëve. Kujdesu për qimet e hundës apo veshëve. Me pak fjalë: Shikoje veten në pasqyrë të paktën një here në ditë (por jo më tepër seç duhet, është e dyshimtë), ndiej aromën tënde (pa e shijuar shumë, është e dyshimtë) dhe vendos një deodorant të aprovuar kur duket si një vendim i mire. Dhe vish çorape e të brendshme të pastra pa i lënë të vjetrat nëpër dysheme, aq më shumë nëse ke ftuar dike.

2. Bëhu privat me zakonet e pakëndshme
Kjo është disi abstrakte, por nëse ka diçka që vërtet i bezdis të tjerët, si të pështysh në rrugë, të pish cigare, të fërkosh testikujt, të kruash hundët etj, sido që të jetë: Mos e bëj. Është e panevojshme, dhe sinqerisht, e shpifur. Thjesht mos e bëj rreth personave të tjerë.

1. Na falendero gjithmonë që të kujtuam gjithë këtë.